Shtëpitë pavarësisht nga kush janë financuar, në pjesën dërrmuese qeveria shqiptare. Në këtë rast financim i qeverisë turke, me kujdesin e drejtëpërdrejtë të Presidentit Erdogan. I atij mikut tim që kur disave ju del në Facebook bëjnë lloj lloj komentesh të padenja, por u gjend sikur të ishte i lindur këtu, i rritur këtu, sikur të kishte njerëzit e vet këtu. Vuri në dispozicion menjëherë të gjithë forcën e miqësisë dhe solidaritetit.