Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Berat.
Sipas njoftimit të policisë këmbësori tentoi të kalonte rrugën Berat-Poshnje, në fshatin Moravë, ku një mjet e ka goditur fillimisht me pasqyrë duke i humbur ekuilibrin dhe më pas tjetri e ka aksidentuar për vdekje. Bëhet fjalë për 56-vjeçarin me iniciale Kastriot Rrënja i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Aksidentin e rëndë e ka shkaktuar shtetasja me iniciale E.Z e cila ishte duke drejtuar mjeti e saj tip “Benz”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë Berat:
Sot rreth orës 18:00, në aksin Rrugor, Berat-Poshnje, në fshatin Moravë, shtetasi A.N., duke drejtuar automjetin ka goditur me pasqyrë këmbësorin shtetasin K.R., 56 vjeç, i cili është rrëzuar në rrugë.
Më pas shtetasja E.Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, e ka shtypur shtetasin K.R., i cili ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.