Presidenti Ilir Meta ka dekretuar komandantin e ri të Forcave Detare Shqiptare. Në krye të këtij posti, do të jetë, Adnand Dëfrim AGASTRA i cili më parë ushtronte detyrën “Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes”,në Forcën Detare.

Njoftimi i Plotë nga institucioni i Presidentit:

DEKRET PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË KOMANDANTIT TË FORCËS DETARE

Në mbështetje të neni 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c)”, e ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimtë Ministrit të Mbrojtjes me nr. 6171/2 prot., datë 23.12.2021,

D e k r e t o j:
Neni 1
Kundëradmiral Adnand Dëfrim AGASTRA,me detyrë “Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes”,në Forcën Detare, emërohet “Komandanti Forcës Detare”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit 13407
Tiranë, më 29.12.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS ILIR META