Një alarm për bombë në një stacion autobusi është marrë nga policia e Prishtinës mëngjesin e sotëm. Një qytetar anonim ka telefonuar autoritetet dhe ka deklaruar se ka lënë një mjet shpërthyes në stacion.
Kjo ka bërë mobilizimin e uniformave blu, të cilët kanë evakuuar të gjithë qytetarët e pranishëm në stacion dhe në zonën përreth.
Pas verifikimeve të kryera në terren, ka rezultuar se kishte qenë një alarm i rremë, pasi në stacionin e autobusëve nuk u gjet asnjë mjet shpërthyes.
Një rast identik ka ndodhur përpara pak ditësh po në një stacion autobusi në Prishtinë, ku një person anonim alarmoi policinë për praninë e një mjeti shpërthyes.