Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot qeverinë, në një lokal në zonën e ish-Bllokut, ku pritet që të vendosë dhe objektivat për vitin që sapo ka nisur.
Ky është takimi i parë i qeverisë, që përkon dhe me rikthimin në punë të punonjësve të administratës.
Kujtojmë se javën e fundit të dhjetorit, kryeministri Edi Rama mblodhi kabinetin qeveritar për bilancin 100 ditor.
Asnjë detaj nuk u bë i ditur për mediat nga ajo mbledhje.
PS është në mandatin e saj të tretë qeverisës, me një situatë të favorshme në kampin kundërshtar, ku Berisha dhe Basha kanë ndarë PD në dy fraksione, dhe ku ka përplasje të vazhdueshme për postin e kryetarit legjitim.