Kryeministri Edi Rama ka folur për të ardhmen ekonomike të Shqipërisë, duke thënë se vendi ynë nuk do ishte mes shteteve më të pasura pasi kjo do të kërkonte një periudhë të gjatë por shtoi se do të integroheshim me dinjitet si shtetet e tjera të zhvilluara.
Ndërsa teksa u përgjigj mbi një pyetje të bërë për situatën në PD, Rama tha se aktualisht kishin punë më të rëndësishme për të bërë.
Rama: Mendoj se e ardhmja e Shqipërisë është si ajo e ardhme e familjeve të panumërta të cilat kur u nisën për të kaluar detin kishin vetëm rrobat e detit ndërsa falë punës një sërë prej tyre kanë arritur nivele të kënaqura pavarësisht se nuk do jenë më të pasurit e atyre vendeve pasi ata të tjerët kanë shekuj trashëgimi për pasurinë.
Nuk do jemi ndër të pasurit e këtij kontintenti për një periudhë të gjatë por patjetër që do jemi të integruar me dinjitet si ato familje që sot kanë arritur një stad zhvillimi. Mos harroni se ku jemi dhe mos harroni se sa kohë do na duhet.
Situata brenda PD
Rama: Nuk është problem ynë, kemi aq shumë çështje serioze që mirë është që të kursejmë sa më shumë kohë për një cështje që është aq shumë qesharake ku opozita po kacafytet mes një kufome non grata dhe një kufome të pashpallur non-grata.