Kryeministri Edi Rama ka mbyllur komunikimin me disa prej qytetarëve duke u përgjigjur disa prej pyetjeve apo kritikave të bëra në faqen e tij zyrtare në facebook. Në fund të komunikimit, Rama tha se njëri prej komentuesve e kishte sharë por se nuk do e lexonte ofendimin e bërë. Ndërsa në fund thumboi edhe politikanët e opozitës duke bërë thirrje që të kenë kujdes nga bravat. 

“Ooo sa bukur, ishte një sharje këtu por nuk po e lexoj, mirë që më erdhi sepse prish syrin e keq. Falenderoj love Albania dhe ka bërë një sharje me gyp gyp gyp”. Ju uroj të gjithëve një vit të mbarë pavarësisht nëse më shani apo ofendoni dhe më shani. Faleminderit dhe kujdes bravat”– tha kryeministri.