Pesë raste pozitive me Covid-19 janë regjistruar tek Interi. Për fatin e mirë të të skuadrës zikaltëre, asnjë prej tyre nuk është futbollist.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi zikaltër përmes një postimi në Twitter.
Pozitivë kanë dalë dy administratorët e deleguar të Interit: Giuseppe Marotta dhe Alessandro Antonello. Virusi ka prekur dhe Piero Ausilion, drejtori sportiv i zikaltërve.
I infektuar edhe avokati I klubit Angello Capellini, teksa emri i pestë është një pjesëtar i stafit teknik të ekipit që kryeson Serie A.
Ora News