Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka hedhur akuza të vazhdueshme ndaj Sali Berishës të cilin e akuzoi se po nxiste përçarje mes demokratëve duke thirrur protesta kombëtare para ambienteve të selisë blu.
Bardhi tha se gjatë viteve që kishte qenë në politikë, ish kryeministri, Sali Berisha nuk kishte vendosur asgjë mbi interesin personal dhe shtoi se mbërritja e anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit në dyer e selisë po bëhej vetëm për show.
Bardhi: Mashtrimi dhe gënjeshtrat e përdorura nga Berisha për shkatërrimin e PD janë të paimagjinueshme. Faktet e zbuluar vetëm sot në një nga degët e partisë bëjnë të qartë faktin se demokratët kanë zgjedhur të ardhmen. Në 31 vite në politikë Berisha ka treguar se nuk vendos asgjë mbi interesin e tij personal. Tregohet braktisja dhe dëshpërimi që shtyn Berishën për dhunë dhe përplasje mes demokratëve.
I keni numëruar që janë vetëm 117 anëtarë dhe jo më shumë?
Bardhi: Ka degë ku numri i votuesve është më i lartë se vetë numri i anëtarëve të PD në atë degë. Ne kemi zgjedhur të heshtim sepse nuk duam ta paraqesim këtë si një parti karagjoze. Ne jemi parti që konkurrojmë për të qeverisur Shqipërinë.
Dje nuk u lejuam brenda, sot a mund të futemi brenda në seli?
Për mua se ku hyn Gaz Bardhi apo Jorida Tabaku apo Basha ka zero rëndësi për opinionin publik. Besoj jeni dëshmitarë se as Aldo Bumci dhe as të tjerët që ishin sot, nuk kanë ardhur ndonjëherë për të bërë mbledhje. Ajo ishte tërësisht një show për të mbajtur mendjen tek Sali Berisha.
Cdo delegat dhe anëtar i Kuvendit Kombëtar, ka rëndësi të përcaktohet vetëm si delegate. Në momentin që unë publikoj se në mbledhje ka qenëe Gazment Bardhi secili prej anëtarëve e di pozicionin që unë kam. Unë bëj transparencë që ndodh për herë të parë por bëhet në të njëjtën formë që ne kemi realizuar në cdo kuvend kombëtar. Ne nuk i kemi mbyllur në kasafortë emrat e delegatëve që kanë marrë pjesë në mbledhje.
Keni denoncuar se persona me veprimtari kriminale kanë qenë në ambientet e selisë së partisë Demokratike për të ushtruar dhunë. A mund të na thoni emra?
Bardhi: Po shoqëruesi i Sali Berishës, Myftar Lumneshi.