Ish kryeministri, Sali Berisha: Kjo që zhvillohet këto ditë, këto javë, unë i bëj thirrje mencurisë së qytetarëve shqiptarë, të mos mashtrohen, nuk është çështje zyrash. Nuk është çështje personash. Ata që duan ta paraqesin sit ë tillë, janë mercenarë të antivlerave. Çështja dhe beteja që zhvillohet është vetëm një, për parimin më themelor të demokracisë, a do qeverisë shumica dhe të respektojë pakicën apo do qeverisë pakica me dhunë mbi shumicën? Kjo është e vërteta. Por kjo në njëfarë mënyre e çon përsëri demokracinë në cështjen “të jesh apo të mos jesh”.
Një njeri i cili duke shkelur cdo standart të moralit njerëzor dorëzon sovranitetin, nuk do kurrsesi të pranojë vendimin tuaj. Por jot ë kësaj sale port ë 44 mijë anëtarëve të PD. Ky njeri i cili dy muaj më parë na thoshte se mua nuk më shkarkoi Kuvendi sepse më kanë votuar anëtarët, tani që kanë votuar anëtarët përsëri thotë se nuk i njeh. Ky kërkon t’u paraqesë juve 2 mijë persona si të ishin 5 mijë delegatë. Pra këtu kemi të bëjmë me parimin e shumicës dhe pakicës. Kjo pakicë do përdore dhunën dhe bandat për të dominuar mbi shumicën.
I dëgjoni ju avoketërit e tij? Sa njerëz të keqpërdorur janë kalojnë nga studioja në studio, përpiqen të mashtrojnë qytetarët. Edi Rama është regjisor kryesor i këtij skenari sepse përdor një peng të degraduar në çdo rrafsh për të marrë peng pluralizmin politik në Shqipëri. Rama mendon se erdhi koha të lajë duart me pluralizmin. Ndaj ne i themi atij se jemi më të vendosur se kurrë. Në një kohë 3 mujore e ngritëm PD-në, u dhamë shqiptarëve mësimet më të mrekullueshme të demokracisë në këto 30 vite. Ne nuk mund të pranojmë kurrë të dorëzojmë pluralizmin politik në duart e armiqve. Në këtë rast u bëj një thirrje të vecantë deputetëve të PD dhe demorkatëve, mendoni, mos u bëni pjesë e një skenari makabarë kundër pluralizmi. Nuk është cështja Berisha apo Basha por tek raporti shumicë pakicë. Mos u bëni skllevër të një njeriu që ju shet dhe blen cdo ditë për interesa të veta. Të bashkohemi në datën 8 janar në një manifestim sin ë një festival të shkojmë në shtëpinë tonë dhe të zbatojmë vendimin e 44 mijë antërëve të PD.