Në historinë më të padëgjuar, si në romanet e Garcia Marques. Apo si dikur në degët e punëve të brendshme të diktaturës hoxhiste. Ka 3 javë që vë blinde e brava dhe ka shndërruar tempullin e demokratëve shqiptare në një ndërtesë burg. Bunker, për punonjësit e saj. Në një ndërtesë ku futen banditë, vrasës e kriminelë, me emër dhe mbiemër, por nuk futen dot zyrtarët e saj. Shpiku njëlloj si Enveri, derën e kryetarit, nga e cila mund të futet vetëm Lulzim Brava për ccështje sigurie dhe askush tjetër. Në emër tuaj, dua të paralajmëroj Edi Ramën, ky është revolucion demokratik paqësor, sepse ne të tillë jemi edhe kur kanë gjuajtur ndaj nesh këtu në Gjirokastër. Ata bënë gjithccka që revolucioni të triumfojë në mënyrë paqësore. Këtë gjë do bëjmë dhe ne sot, që kauzën tonë ta ccojmë deri në fund.