Indrit Hoxha, tashme pjesë e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike i është përgjigjur Gazment Bardhit i cili ditën e sotme hodhi akuza ndaj procesit të referendumit për shkarkimin e Bashës.

Bardhi tha se në njësinë nr.8 në Tiranë është manipuluar rezultati, ndërsa Indrit Hoxha theksoi se demokratët kanë votuar pro shkarkimit të Bashës dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme.

Reagimi i plotë nga Indrit Hoxha:
“Demokratët e njesise 8 me dt 18 dhjetor shkarkuan me vote te lire Lulzim Braven si kryetar. E refuzoi njesia 8! Ata qe e njohin me mire se kushdo!. Verdikti i demokrateve nuk devijohet dot as nga ekranet e paguara nga Lulzim Brava dhe inceneratoret e as nga video montazhet e tyre! Ftoj Lulzim Braven, deputet Gaz Bardhin,Jorida Tabaku,Enkelejd Alibeaj, ti drejtohemi komisionit qendror te zgjedhjeve te referendumit te dates 18 dhjetor,per te bere transparencen dhe verifikuar cdo demokrat nga 774 demokratet e deges 8 tirane qe kane marre pjese ne votim, me emer mbimer, karte antarise te PD,firme dhe nr personal ID. Pengu qe ka bunkerizuar PD Lulzim Brava nuk e shpetojne dot as montimet e kamerave dhe as bravat nga permbaruesit demokrat te dates 8 janar”