Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shkuar ditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës për të festuar 31-vjetorin e krimjimit të degës së Partisë Demokratike në këtë qytet.
Nga Gjirokastra, Sali Berisha ka kujtuar gabimin e bërë në vitin 1991 kur pranuan të futeshin në qeverinë e stabilitetit me ish-partinë komuniste, por gabimi u ndreq me revolucionin e madh që u ndërmor në vitin 1991 dhe që i siguroi fitore plebishitare sicc e quan Berisha në zgjedhjet e marsit.
Ndër të tjera, Sali Berisha ka vlerësuar Gjirokastrën si një vend ku respektohen te drejtat e të gjithë qytetareve pavarësisht bindjeve. Berisha po ashtu e sheh Gjirokastrën si vendi ku nisi marshimi i fitores pas humbjes që pësoi në zgjedhjet e vitit 97.
Flet Sali Berisha
Gëzuar këtë ditë të shenjtë për besimtarët ortiodoksë të Gjirokastrës dhe mbarë Shqipërisë. Së dyti ju uroj gëzuar ditëlindjen e parë të PD-së, forcës politike opozitare pas dekadash diktaturë moniste. Përulem para të gjithë atyre burrave dhe grave që 31 vite më parë guxuan të bashkëjnë këtu qytetarë të Gjirokastrës, Lazaratit, minoriteteve, lebër e toskë. E them në kushte terrori se diktatura ato ditë përgjaku dermokracinë, por megjithatë demokratët nuk u mposhtën mbarë Shqipërinë të vendosur në idealet e lirisë. Ishin njerëz që të gjithë pa përjashtim anëtarë të një shoqerie moniste totalitare, me të cilët u bashkuan të përndjekurit politik, që kishin vendosur të sakrifikonin ccdo gjë për ato vlera që sot janë më të shtrenjtat për ne. Në këtë mënyrë u rrit dhe u frocua PD si forcë e parë opozitare, si opozitë e fuqishme dhe e vërtete. Në vitin 91, ne pasi humbëm zgjedhjet, u futëm në qeverinë e stabilitetit me ish partinë komuniste. Ai gabim i madh po na rrokulliste drejt inegzistencës. Por përsëri, instikti ynë, shpirti liridashës, u bë shtysë e fuqishme, për të ndërmarrë revolucionin demokratik të vitit 91. Nga Foltorja në Foltore në mbarë vendin PD u ngrit në këmbë më e fuqishme se kurrë dhe eci e sigurtë drejt zgjedhjeve të marsit dhe fitoi në mënyrën më plebishitare. Në këto vite ne shënuam rezultate që janë të pakta në historinë e një force politike. Mësimi më i madh i PD-së në Gjirokastër ishte a po buronte harmonia dhe bashkëjetesa e njerëzve të lirë me bindje të ndryshme. Më kujtohet si sot viti 91 kur kam deklaruar se Gjirokastra është për ne Universiteti për mbrojtjen e lirisë së qytetarëve dhe minoritarëve në Shqipëri. Gjatë këtyre viteve, qytetarët e Gjirokastrës kanë dhënë kontribut të jashtëzaknshëm në mbijetesën e PD-së. Në vitin 97, kjo forcë politike u largua nga pushteti. Marrshimi i fitores ishte drejt Gjirokastrës. Demokratët e jugut u bashkuan, u ngritën fuqishëm, vazhduan mbarë Shqipërinë dhe faktkisht, edhe kur na i rrëmbyen zgjedhjet, ne përsëri ishim zotërit e vërtetë të politikës shqiptare.