Hipoteza të shumta për Omicron janë hedhur së fundmi duke e klasifikuar si të parrezikshëm krahasuar me variantet e tjera të COVID. Por Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se varianti Omicron nuk duhet të kategorizohet “i butë”, ndonëse Delta është më i rëndë.

“Ashtu si variantet e mëparshme, Omicron po shtron njerëz në spital dhe po vret njerëz”, tha Janet Diaz nga OBSH. “Në fakt, cunami i rasteve është aq i madh dhe i shpejtë, saqë po mposht sistemet shëndetësore në mbarë botën”, shtoi ai.

“Ndonëse Omicron duket se nuk shkakton sëmurje të rënda në krahasim me Deltan, sidomos te personat e vaksinuar, kjo nuk nënkupton se ai duhet të konsiderohet i butë”, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në të njëjtën konferencë për media.

Ajo u shpreh se rreziku më i vogël vërehet si te të rinjtë, ashtu edhe te personat më të moshuar.

Shefi i urgjencave të OBSH-së, Michael Ryan, tha se spekulimet se Omicron mund të jetë varianti i fundit i shpërthimit ishte “mendimi i dëshirueshëm” por në fakt  paralajmëroi një “cunami” të infektimeve globale: “Ka ende shumë energji në këtë virus“.

Ashtu si gjithë bota, edhe Shqipëria është në fillimet e valës nga varianti Omicron, i cili ka transmetueshmëri shumë të lartë. Qarkullimi me shpejtësi i variantit Omicron po rrit ndjeshëm infektimet. Veçanërisht pas festave, rastet pozitive me koronavirus janë disa herë më të larta se javët e mëparshme. Sipas OBSH-së, fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit, do të shënojë pikun e infektimeve në mbarë botën.

be.k/abcnews.al