Ka përfunduar operacioni i RENEA-s në zonën e Kurbinit, ndërsa burime konfidenciale bëjnë me dije se ka pasur disa të shoqëruar. RENEA mbajti për disa orë me radhë të rrethuar një resort luksoz në Fushë Milot, pasi dyshonte se mund të ishin fshehur vrasësit e Shkëlzen Kastratit, i cili u ezkekutua në datën 1 Shkurt në Fier.

Personat e shpallur në kërkim për vrasjen e tij janë: Albert Zaja, Elmir Tufa, Silvio Cara dhe Elson Xheçuka.

Policia ka dyshime se disa prej tyre janë larguar jashtë vendit, dhe pjesa tjetër fshihet pikërisht në qytetin e Laçit. Dy prej personave të shpallur në kërkim nga Policia janë me banim në Fushë Krujë dhe dy të tjerët në Tiranë.

Pikërisht në Fushë Krujë janë kryer dhe disa kontrolle më herët nga ana e Policisë, po nuk është arritur dot të gjenden gjurmët e autorëve.

Edhe pse ende nuk ka një pistë te saktë, mendohet që hasmëria dhe konfliktet e vjetra mund të kenë cuar në ekzekutimin e 42 vjecarit, vetëm pak metra larg biznesit të tij dhe në një rrugë që e frekuentonte pothuajse përditë.

Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit, dyshohet, së është vazhdimi i vrasjes së ndodhur në vitin 2016 në Fier, ku shënjestër ishte Klement Kastrati, vëllai i viktimës. Shënjestra bashkë me një tjetër person mbetën të plagosur, ndërsa u vra një shtetas nga Patosi i identifikuar si Granit Kasaj.

Por konfliktet janë më të hershme. Ato kanë nisur që rreth vitit 2000, ku më pas janë vrarë 3 të afërm të viktimës së kësaj të hëne, ndërkohë që për zbardhjen e kësaj ngjarje janë duke u marrë dhe hetues nga Tirana.

(E.K/Faxweb.al)