Rreth 940 demokratë janë nisur nga qarku i Korçës drejt kryeqytetit për tju bashkuar protestes para selisë së Partisë Demokratike. Nga dega e PD Korçë do të nisen rreth 300 demokratë të cilëve u është kërkuar të kenë me vete edhe kartën e antarësisë. Ndersa nga degët e PD Devoll, Maliq e Pogradec do të nisen nga 200 demokratë të cilët do të lëvizin me mjetë private, edhe nga PD Kolonjë do të nisen rreth 40 demokratë.

Sipas informacioneve të marra nga demokratët nuk do ketë organizime por nisjet do jenë me automjete personale në intervale të ndryshme kohore për të qënë pjesë e protestës.