Tërmeti që lëkundi vendin tonë mbrëmjen e së dielës epiqendrën e tij e kishte në Follorinë, qytet në veri të Greqisë nw kufi me Maqedoninë e Veriut dhe është ndjere deri në Kosovë. Shtetet e tjera te prekura janë edhe Bullgaria, Mali i Zi dhe Serbia sipas të dhënave që raporton Google
Në Shqipëri lëkundjet më së shumti sipas raportimeve janë ndjerë në Korçe, Tiranë, Durrës, ndërsa më i ulët ishte intensiteti në qytete të tjera si Lezhë, Gjirokastër, Vlorë.
Sipas Institutit të GjeoShkencave tërmeti në Shqipëri ishte me intensitet 6 ballësh dhe magnitudë 5.6 të shkallës Rihter dhe është regjistruar në orën 21:43, ndërsa epiqendra ishte 40 km në veri-lindje te Bilishtit, ku në vijë ajrore është distanca me qytetin e Follorinës, në Greqi. Një njoftim është bërë edhe nga Ministria e Mbrojtjes:
“Lëkundjet e tërmetit që u ndjenë edhe në vendin tonë e kishin epiqendrën në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.
Edhe pse shumë herët, deri në këto momente nuk raportohen dëme, megjithatë të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të evidentuar e me pas reaguar në çdo situate