Presidenti i Kazakistanit Qasym-Yomart Tokayev shkarkoi sot dy zyrtarë të tjerë të lartë të sigurisë pas trazirave më të rënda në vend në tre dekada, ndërsa autoritetet njoftuan sot se situata po stabilizohej.

Zyrtarët, deputetë të ish-shefit të Komitetit të Sigurisë Kombëtare, Karim Massimov, u arrestuan me dyshimin për tradhti. Demonstratat në Kazakistan filluan një javë më parë në shenjë proteste kundër rritjes së çmimeve të karburanteve, ndërsa më pas u shndërrua në protestë të gjerë kundër qeverisë së presidentit Tokayev dhe paraardhësi i tij, Nursultan Nazarbajev.

Ky është shpërthimi më vdekjeprurës i dhunës në 30 vitet e pavarësisë së Kazakistanit. Dhjetra njerëz u vranë, mijëra u arrestuan dhe ndërtesat publike u dogjën javën e kaluar.