Ardian Çipa kërkon bashkëpunimin e qytetarëve
Policia e Elbasanit e ka mbyllur me rezultate pozitive vitin 2021. Drejtori I policisë së Elbasanit Ardian Çipa thotë se fokusi I punës së policisë së Elbasanit ishte në evidentimin e paligjshmërisë dhe venien përpara drejtësisë të personave që kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Shpesh herë policia e Elbasanit është akuzuar se “favorizon” eksponent kriminal por kryepolici I Elbasanit konfirmon se kjo nuk është e vertetë dhe ka rritur bashkëpunimin me SHÇBA dhe Prokurorinë e Elbasanit për të evedintuar çdo rast të dyshimtë.
Çipa konfirmon se policia në bazë të provave do të godasë çdo grup Kriminal që mund të rrezikojë jetën e qytetarit.
Ardian Cipa fton qytetarët e qarkut të Elbasanit që për çdo sheqësim që kanë apo nëse duan të denoncojnë paligjshmëri janë të mirëpritur dhe do të kenë mbështetjen nga ana e efektiveve të policies.