23 persona janë vënë në prangat e policisë në Itali, pasi dyshohet se qarkulloni sasi të mëdha droge nga Holanda, Shqipëria e Turqia për të përfunduar më pas në shtetin fqinj.
Ky grup që funksiononte kryesisht në Brindisi dhe Tarantino ishte në mbikqyrje të policisë që prej vitit 2018. Grupi mafioz Sacra Corona Unita, pa “biznesin” fitimprurës që po kishte banda dhe kërkoi të përfshihej në të.
Hetimet bënë të mundur hetimin e 45 personave në total për trafik ndërkombëtar droge, zhvatje e rënduar me metodën mafioze, posedim dhe mbajtje në vend publik të armëve të zakonshme dhe armëve luftarake, dëmtim, shkelje të detyrimeve të vendosura me masën parandaluese, etj.
Në vazhdën e veprimeve të policisë gjyqësore, duke vërtetuar hipotezat hetimore, u sekuestruan: 57.526 kilogramë kokainë; 200 gram heroinë; Rreth 20 kilogramë lëndë përzierëse; mbi 200 euro cash, 2 pistoleta dhe një karikator, 2205 fishekë të kalibrave të ndryshëm.