Prej vitit 2017 jetojnë në mjerim

Prej vitit 2017 cifti i të moshuarve Çalladej në fshatin Trepsenisht të Elbasanit jetojnë në cadër. Rrëshkitja e tokës dhe dy tërmetet që e pasuan bën që shtëpia të cahej plotësisht , ndërsa komisioni i verifikimit e cilësoj të pabanueshme. Sipas të moshuarve e vetmja ndihmë që kanë marrë është një cadër.

Sorollatja në institucione pa mundur të fitojnë asgje ka bëre që në këto ditë të ftohta të braktisin cadrën dhe të rikthehen në shtëpinë e dëmtuar e cila rrezikon ti zerë brenda. Sipas të moshuarve jetesa në cadër është tejet e vështirë. Burri thotë se kërkon të drejtën e tij , të paktën të marre masën e vlerësimit të percaktuar nga komisioni i verifikimit.

E moshuara invalide thotë se kërkon vetëm një strehë ku të mos depërtojnë temperaturat e acarta.

Në Elbasan janë të shumta familjet që janë harruar nga qeveria dhe jetojnë në cadër. Pavarësisht premtimeve për kompesim ata kanë mbetur në qiell të hapur.