Synon fuqizimin  dhe forcimin e të rinjeve

Organizata “The Door” në Shkodër është duke zbatuar projektin “Dua më shumë Natyrën dhe Shqipërinë”, një projekt ky që financohet nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe synon fuqizimin e 30 të rinjve dhe të rejave për jetesën e pavarur dhe miqësore në natyrë. Projekti “Dua më shumë Natyrën dhe Shqipërinë” po zbatohet në dy qytete, përveç Shkodrës,  do jetë i përfshirë edhe qyteti i Elbasanit me te rinjtë e AST Elbasani.

Diten e djeshme nje aktivitet u zhvillua ne qytetin e elbasanit me pjesemarres dis ate rinj pjese e ketij projekti nga qyteti I elgasanit si dhe ai I shkodres

Pritjen ne qytetin e elbasanit e beri nenkryetari I bashkise elbasan zoti artur guni I cili beri dhe nje prezantim te cultures dhe historise se qytetit te elbasanit .

 Ky projekt për njohjen e natyrës nga të rinjtë ndër të tjera ka për qëllim që të bëjë të ditur për të rinjtë monumentet natyrore të qarkut Shkodër dhe Elbasan. Disa nga te rinjte pjesemarres ne kete projekt u shprehen se perfshirja ne kete projekt do ti sherbente dhe e te ardhmen e tyre

Projekti “Dua më shumë Natyrën dhe Shqipërinë” ka nisur në nëntor dhe do zgjasë për nëntë muaj me radhë deri në gushtin e vitit të ardhshëm ndërsa do zhvillohen aktivitete jo formale në natyrë të karakterit edukues, socializues sportive, turistik dhe promovues të vlerave dhe traditave të Shqipërisë.