Roboti pastrues “arratiset” nga hoteli Cambridge Travelodge

Një fshesë korenti robotike ka arritur të “arratiset” nga ambienti i saj i punës në hotelin Travelodge. Pastruesi automatik nuk arriti të ndalonte në derën kryesore të hotelit ditën e enjte, dhe vazhdoi aventurën e saj dhe një ditë më pas.

Stafi tregon se ky robot vetëm ka vazhduar të largohet dhe drejtimi që ka ndjekur nuk është i ditur, ndërkohë që komentuesit në rrjetet sociale uronin që fshesa me korent ta shijonte këtë udhëtim. Në mbrëmjen e ditës së premte ky robot u gjet nën një gardh.

_122938413_4ee07a91-1a5a-4855-ba34-6c29fe012863.jpg

Stafi i hotelit e postoi foton e robotit në story të Instagram duke kërkuar nga qytetarët që ta rikthenin në rast se ajo gjendej. “Sot njëra nga fshesat tona robotike me korent vendosi të vraponte për jetën e saj.” shkruajti menaxheri i rrjeteve sociale. “Normalisht ato ndjejnë pjesën e ngritur në hyrjen e hotelit dhe kthehen mbrapsht, mirëpo kësaj here njëra prej tyre vendosi të largohej.”

Zhdukja e robotit nuk u vu re për 15 minutat e para dhe pavarësisht kërkimeve, ato nuk arritën ta gjenin fshesën me korent. Menaxheri tregoi për të gjithë personat që mund ta kenë marrë robotin se ai nuk mund të përdoret pa pikën e tij të karikimit, prandaj ai ishte i padobishëm për këto persona.

Megjithatë mbrëmjen e ditës së premte kjo pajisje u gjet nën një gardh, u pastrua mirë dhe tashmë jeton e lumtur me familjen e saj.