E MOSHUARA NË ELBASAN NËN BATANIJE LUTET PËR NDIHMË

Ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga temperatura ekstreme të ftohta. Këto temperatura jane ndjerë edhe në qytetin e Elbasanit . Ata që e kanë të vështirë të mbrohen nga këto temperatura janë familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe nuk kanë mundësi të sigurojnë ngrohje. Dramatike paraqitet situata për ciftin e moshuar Raifi në lagjen “5 maji “. Ata jetojnë në një banesë të lagësht, pa ngrohje. Mungesa e ngrohjes ka bërë që i moshuari të përfundojë në spital ndërsa bashkeshortja e strukur në batanije thotë se askush nuk i është gjendur pranë këto ditë të acarta. Me zërin që i dridhet e moshuara thotë se gjymtyrët nuk i ndjen për shkak të të ftohtit.

E moshuara me probleme shëndetësore kërkon ndihmën e autoriteteve që njerëz të vetmuar si ajo të mos jenë vetëm. Dikur e nxjrrte bukën e gojës duke lypur por sot e ka të pamundur të dalë rrugëve.

E vetmja ndihmë financiare për dy të moshuarit ështe pensioni minimal prej 7 mijë leke që merr bashkeshorti ,ndërsa vetë ajo merr vetëm 3 mijë leke asistencë. Por ato nuk i dalin as për ilace, ndaj shpesh janë fqinjët ata që i sjellin ushqim.

Pa ndihmën e fëmijëve të cilët mezi sigurojnë mbijetesën e tyre  cifti i të moshuarve në Elbasan lutet për ndihmë. Në pritje të daljes sa bashkëshortit nga spitali kjo nënë po kalon ditë vërtetetë të vështira.