Policia rrugore e Elbasanit apel për shoferët

Temperaturat e ulta që kanë përfshirë vendin po krijojnë akull e ngrica në rrugë duke shtuar rrezikun për udhëtarët. Policia Rrugore e Elbasanit ka rritur masat për perdoruesit e rrugës kryesisht në akset që paraqesin rrezikshmëri për udhëtimin siç është aksi Elbasan-Qafë Thanë.

Në këtë aks policia ka shtuar patrullat e rrugores me qëllim këshillim e shoferëve për një lëvizje të sigurtë. Shefi i qarkullimit rrugor Bashkim Biçaku thotë se shoferët që duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të vendosin gomat dimërore në të kundërt do të gjobite.

Policia thotë se ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen normal të qarkullimit rrugor.

Në të gjithë qarkun e Elbasanit janë duke u kryer kontrolle të imtësisht ndaj drejtuesve të mjeteve për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Policia i bën thirrje qytetarëve se në rast se nuk e kanë të nevojshme të mos levizin.