Një 38 vjeçar me inicialet E.L ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Vihen në pranga 2 shtetas për vepra të ndryshme penale
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.