Nga Arian Samarxhiu!
Shumë kush shtron pyetjen:
“Çfarë është bindja”?
Ne duhet t’i bindemi një urdhri me çdo kusht pa ditur më gjatë?
A nuk është kjo, ajo që bëjnë shumica?
Në jetë, në përgjithësi, ju thonë:
“Bëni këtë gjë.” Ata e thonë me dashamirësi ose ndryshe në mënyrë kërcënuese dhe ne, sepse kemi frikë, bindemi.
Në këtë mënyrë bëjnë edhe qeveritë mbi popujt e tyre.
Ne jemi trajnuar që në fëmijëri të bindemi, pa e ditur pse e qysh.
Sa më autoritarë të jenë prindërit tanë,
sa më tiranike të jetë qeveria, aq më shumë detyrohemi pa e kuptuar as pse duhet të bëjmë atë që na thonë të bëjmë, të bindemi.
Dhe na thonë edhe çfarë të mendojmë.
Mendjet tona janë të pastruara nga çdo mendim që nuk është i miratuar nga shteti. Nga autoritetet vendore.
Ata kurrë nuk na mësojnë apo na ndihmojnë të mendojmë, për të zbuluar diçka vetë; gjithçka që na thonë është të bindemi.
Dhe klerikët, na thonë ta bëjmë këtë gjë, librat e shenjtë na thonë ta bëjmë këtë dhe frika jonë e brendshme na detyron të bindemi; nëse nuk bindemi, në fakt, do të jemi të hutuar, do të ndihemi të humbur, të cvetnuar.
Prandaj ne bindemi, sepse heqim dorë nga të menduarit autonom.
Të njëjtën gjë bëjnë dhe partitë politike këtu tek ne. Na tregojnë se si të veprojmë, të votojmë dhe si të drejtohemi në kutitë e votimit, se për kë të japim votën e të tjera etj.
Ne nuk duam të mendojmë sepse të menduarit është shqetësuese, për të menduar duhet të pyesësh mbi gjërat, të hetoni, të zbuloni në mënyrë të pavarur.
Pra,ndiq bindjen tënde të kuptosh që bindja që të imponojnë është varrmihësja e lirisë./Egnatia news