Home AKTUALITET POLITIKË Presidenti Meta publikon videon e Nëna Lizës: Leksion kulture dhe dije deputetëve!...

Presidenti Meta publikon videon e Nëna Lizës: Leksion kulture dhe dije deputetëve! Shembull frymëzues për protesta paqësore kundër një regjimi arbitrar dhe policesk

20

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet një statusi në “Facebook” për Nëna Lizën, të cilës disa ditë më parë iu shkatërrua shtëpia në lagjen 5 Maji në Tiranë. Ajo ka qenë e pranishme edhe në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, teksa kërkoi nga shteti zgjidhje dhe rrëfeu dhunën e policisë ndaj banorëve.

Kreu i shtetit ka shprehur mbështetje ndaj të moshurës duke e konsideruar si shembull frymëzues, dhe një zë shumë të fuqishëm për shqiptarët.

“Leksion kulture dhe dije deputetëve nga Nënë Liza.

Është zëri i fuqishëm i shumë shqiptarëve, që vuajnë sot dhunën e një pushteti arrogant dhe kleptokrat, që nuk pyet as për të moshuarit dhe foshnjat në mes të dimrit dhe të ftohtit.

Nënë Liza, shembull frymëzues për protesta paqësore kundër një regjimi arbitrar dhe policesk.

Mjaft me dhunimin e të drejtave të njeriut!

Qytetarët shqiptarë nuk janë kavje eksperimentale!” shkruan Meta