Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se Shqipëria është një shtet i kapur për shkak të korrupsionit, duke iu referuar kështu raportit të ‘Transparency International’.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’ ku rendit dështimet e Edi Ramës në 8 vite, Lulzim Basha pyet: A është Shqipëria një shtet i kapur për shkak të korrupsionit? Pas kësaj, Basha shkruan se ‘Transparency International’ e ka renditur Shqipërinë ndër shtetet që kanë nivelin më ta lartë të kapjes së shtetit për qëllime korruptive dhe lidhjeve të personalizuara.
Postimi i plotë:
“52 ditë deri më 25 prill
100 dështimet e Ramës në 8 vite
A është Shqipëria një shtet i kapur për shkak të korrupsionit?
Përgjigjja Po.
‘Transparency International’ e rendit Shqipërinë ndër shtetet që kanë nivel të lartë të kapjes së shtetit për qëllime korruptive dhe lidhjeve të personalizuara”, shkruan Basha.
Faxweb.al