Prej më shumë se dy muajsh shifrat e infektimeve nga Covid në vendin tonë janë në nivele alarmante, ndërkohë shumë prej qytetarëve kërkojnë ashpërsim të masave nga ana e qeverisë, që duket se do të lëjë vendin që të shkojë në rënie të lirë, duke qenë se një sy është hedhur nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Teksa postonte disa foto nga vaksinimi i të moshuarve, mbi 90 vjeç, që duhet thënë se është ende larg drejt finalizimit, një qytetar i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të mbyllë shkollat dhe lokalet pasi shumë njerëz janë duke humbur jetën.

Por si zakonsiht kur bëhej fjalë për kërkesa serioze, Rama e ka dhënë përgjigjen ngushtësisht të lidhur me politikën, duke e rreshtuar qytetarin me opozitën.

“Po moshat nen 105 vjeç kur do nisin vaksinat? Mbyll gjerat e detyrueshme si shkollat dhe ata te jo nevojshme si klubet qe njerezit te evitojne grumbullimet. Leri fotot e propagandes, se ato 4 vaksina qe kane ardhur nuk dalin as per doktoret dhe infermieret, jo me per tjeret. Cdo dite njerez po vdesin, po mbesin invalide dhe po fiken ekonomikisht nga ky keqmenaxhim”, e këshillon qytetari.

“Mjeket dhe infermieret mbarojne te gjithe ne mes te marsit, ti vazhdo shaj deri ne 25 prill se pastaj do rrish ca dite pa folur fare sa te karikosh gurmazin per vitin 2025″, i thotë kryeministri, duke nënkuptuar se nuk e diskuton mandatin e tretë.

(E.K/Faxweb.al)