Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën në Kuvend, ku ka folur për protestën e banorëve të 5 Majit.

Berisha tha se në këtë zonë është duke u bërë një vjedhje e madhe, nga oligarkë të lidhur qoftë me Ramën, qoftë me Bashën.

Në këto momente ndërhyu nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj, e cila i ndërpreu fjalën Berishës, që sipas saj nuk ishte duke folur për çështje proceduriale.

Berisha: Ju i keni ofruar atyre gënjeshtrën dhe mashtrimin, ajo që ju keni dhënë ju banorëve vetëm një vetëdeklarim, i cili është i nevojshëm, por ka zero vlerë në rast se nuk ka një marrëveshje mes palëve, me firmat e tyre.

Qeveria sillet ndaj tyre si qeveri pushtuese, duke dhunuar një sërë ligjesh, Dua të sqaroj dhe njëherë qytetarët shqiptarë. Qeveria do të vjedhë në mënyrë të pangopur, nga 7 katëshe, ndërtesat do të bëhen 35 katëshe, nuk ngopen së vjedhuri. Ky është një akt ku oligarkët e Meduzës, dhe të Lulzim Bashës kanë bashkuar vjedhjen.

Ky parlament duhet të shkrihet, nëse nuk interesohet për qytetarët.

Felaj: Kjo nuk është një çështje për procedurë, nuk dëgjova asnjë kërkesë për procedurë, fjala është për zotin Sulaj.