Xhensila Pere dhe Ronaldo Sharka kanë vazhduar sherrin në rrjete sociale, pas debatit që ndodhi në emisionin “EXPULS”. Gjatë emisionit Ronaldo e pyeti Xhensilën rreth komenteve që qarkullojnë në rrjet, teksa i tha “Ty të quajnë imorale”. Kjo nuk u prit aspak mirë nga Xhensila, e cila i tha: “Opinioni publik thotë që ti je gej. E vërtetë është?”.

Gazetari i kërkoi Xhensilës ta prisnin pjesën e debatit nga intervista, por ajo nuk pranoi dhe tha se mban përgjegjësi për çdo fjalë të thënë.

Ndërkohë Ronaldo shkruajti në Instastory: “Mund të mos e kisha transmetuar për të shmangur tronditjet e familjes time, por ju mund ta shihni, sepse jam me të vërtetën dhe do jem deri në fund. Edhe njëherë, turp të vi Madre Teresa”.

Faxweb.al