Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka folur në Kuvend në lidhje me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe protestën e banorëve të 5 Majit.
Teksa po fliste për rritjen e çmimit të naftës, po e ndërpriste një deputet të cilit Ahmetaj i tha: “Merr fjalën dhe fol, e kemi provuar vetë të flasim ashtu dhe kemi dështuar.”
Pjesë nga fjala e Ahmetajt:
I referohem një momenti të marrëveshjes dhe më pas vijojmë me cështjet e ditës të interpretuara dhe me emocionet e ditës duke harruar faktet dhe duke shtrembëruar statistikat.
E kuptoj pathosin e dikujt që do të bëhet opozitar. Shqipëria, në raport me procesibn e integrimit është i avancuar dhe ka 3 vjet që Komisioni Europian thotë se i kemi bërë detyrat e shtëpisë. Ka pasur probleme me vendet e tjera. Qeveritë kanë bërë punët e veta. Sot është taksative e thënë në mënyrë të drejtpërdrejtë që Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë.
Pastaj filozofia e cmimit të natës. Sa është cmimi i naftës, midis 190 dhe 194 lekë. Ky cmim ka qenë deri në 2009. Cila është diferenca? Taksa e qarkullimit ka qenë 7 lekë, sot është 27 lekë. Pse pyetja lind paska qenë cmimi njësoj kur taksa ka qenë më e ulët? Është naivitet të thuash qeveria. Ka të bëjë me tregun, po, është hequr ngarkesa nga makinat dhe është zhv endosur tek cmimi i natës. Merr fjalën dhe fol, e kemi provuar vetë dhe kemi dështuar.
Shqipëria nuk është eksportues i naftës. Dhe një sqarim për 5 majin, janë 136 familje që përfitojnë nga procesi i rindërtimit. Dua të sqaroj qytetarët fare thjesht, rreth 60 janë ndërtime të palegalizuara. Qeveria ka vendosur që dhe ata që janë të palegalizuar e ata që janë të legalizuar do të trajtohen njësoj. Nëse dikush ka banesë apo dyqan 200 metra katror, do të marrë në shkëmbim 200 metra katror, nuk ka rëndësi nëse është apo jo e legalizuar. Edhe një i legalizuar apo i palegalizuar do trajtohen njëlloj me 100% të metrave katror.