Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë ne Kosove është mbledhur sot për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja. Në takim është vendosur që të lehtësohen masat e marra gjatë muajit janar. Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi bëri të ditur se kanë rekomanduar lehtësim të masave anti-COVID, të cilët do të miratohen nesër dhe të shtunën do të hyjnë në fuqi.
Këto janë masat e reja që do të hyjnë në fuqi të shtunën:
Latifi ka treguar se ora policore do të fillojë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, ndërsa baret dhe restorantet do të punojë deri në orën 23:00.
Ndërsa, të gjithë ata që do të hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy doza të vaksinës.