Eshtë faktori kryesor i sëmundjeve në mushkëri.
Është cilësuar si katastrofa më e madhe natyrore e shëndetit publik dhe më e keqja është se vret në heshtje. Amianti, azbesti apo eterniti cilësohet me emra të ndryshëm dhe fakt është se të gjithë e njohin, pasi është gjithkund i përdorur, por pak kush e di se mund të vrasë. Është vërtetuar shkencërisht se fibrat e amiantit janë kancerogjenë dhe janë lehtësisht të transmetueshme në organizëm.
Në Elbasan prania e eternitit gjendet në qendër të qytetit, pikërisht në kala tek disa ndërtesa të braktisura. Qytetarët thonë se edhe pse kanë vite të që qëndrojnë aty, nuk është marrë asnjë masë për largimin e tyre dhe ata vazhdimisht rrezikojnë nga kontakti me të.
sinkron njerëzit. I shqetësuar për praninë e lëndës kancerogjene shprehet edhe ambjentalisti Ahmet Mehmeti. Sipas tij eterniti eshtë faktori kryesor i sëmundjeve në mushkëri.
Edhe pse Kalaja e Elbasanit është monument Kulture dhe si i tille kompetencë e Institutit të Monumenteve, ndërtesa të tilla, jo vetëm shëmtojnë zonën më atraktive të qytetit por paraqesin rrezikshmëri për banorët.