Kuvendi këtë të enjte do të zhvillojë seancën e radhës plenare ku pritet që të votohen propozimet e mazhorancës për të ndryshuar Kushtetutën për zgjatjen e mandatit të afateve të vettingut.
Në lidhje me këtë proces duhet se opozita është e ndarë pasi grupi i Rithemelimit të PD-së është kundër shtyrjes së mandatit, ndërsa deputetët e Bashës akoma nuk kanë një vendim në lidhje me qëndrimin e tyre dhe pritet që të mblidhen në orën 09:00.
Sipas propozimit të shumicës, zgjatja e mandatit duhet të bëhet deri në fund të viti 2024.
Në seancën e sotme plenare, që parashikohet të nisë në orën 10:00, do të ketë diskutime të shumta rreth kësaj çështje, ndërsa pritet të ketë edhe debate.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 3.2.2022 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Interpelancë me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës kërkuar nga deputeti FerdinandXhaferraj. (Neni 80, Kushtetutë, neni 96, Rregullore Kuvendi)
4. Interpelancë me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kërkuar nga deputeti Erion Braçe. (Neni 80, Kushtetutë, neni 96, Rregullore Kuvendi)
5. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar” (Propozuar nga një grup deputetësh të shumicës parlamentare). (Neni 177 i Kushtetutës dhe nenet 77/b dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Pyetje Shprehet nismëtari Relatorë: Klotilda Bushka, Klevis Xhoxhi Shprehet organi përgjegjës: Këshilli për Legjislacionin dhe komisioni për Çshtjet Ligjore,Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
Projektvendim “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. (Nen 147, pika 8 të Kushtetutës, ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”,
neni 111 Rregullore Kuvendi, votim i fshehtë, shumicë e cilësuar votash për miratim: 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Koha e votimit
7. Projektvendim “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. (Neni 147, pika 8 të Kushtetutës, ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, neni 111 Rregullore Kuvendi, votim i fshehtë, shumicë e cilësuar votashpër miratim: 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Koha e votimit