Ministrja Elisa Spiropali ka sulmuar sot kreun e PD Lulzim Basha pas akuzave të këtij të fundit në lidhje me dosjen 184 të Dibrës.
Spiropali e akuzoi Bashën se tjetër gjë thotë e tjetër bën, kjo pasi sot PD do të votojë pro zgjatjes së afateve të Vetingut, edhe pse me herët e kishte refuzuar dhe kishte dalë kundër ndërkombëtarëve.
Më tej Spiropali shkoi edhe në fyerje personale ndaj kryedemokratit, për të cilin tha se “Berisha e ka mbajtur atë në krahë humbje pas humbje”.
“Është për të qeshur kur Basha del këtu dhe flet për trekëndëshin e Bermudës që ka penguar procesin e Vetingut. Dje bënte rolin e fëmijës që fshihte kokën e sdinte ku ta fuste. Ja ku jeni sot për ta votuar. Tjetër mendoni, tjetër thoni e tjetër bëni. Doni të bëni edhe ndryshimin e madh mes jush. Ju nuk ndryshoni aspak. Ju ndryshon vetëm etiketa. Jeni e njëjta uthull brenda një shishe. I vetmi ndryshim që keni. Dallimin donte ta bënte edhe Saliu. Nga kjo shishe jeni ndarë në dy gota. Një shishe uthull që se blen njëri.
E hidhur për PD që e sundoi Berisha. Duhet të kishte ikur nga ky parlament. Të ka mbajtur në shpatulla humbje pas humbje. Ndarja juaj i rëndon të gjithëve dhe ka filluar të marrë erë. Mos e ngatërro bravën me gojën.
30 vjet po durojmë këtë estradë. Të gjitha këto i bëni bashkë. Sic bën kopja e tij e keqe”– u shpreh Spiropali.