Futbolli po përballet me të ftohtin e acartë që ka rënduar Evropën dhe pjesën më të madhe të botës.

Pamjet e ndeshjes mes SHBA-së dhe Hondurasit, e vlefshme për kualifikueset për Botërorin e ardhshëm 2022 në Katar të luajtura me një temperaturë shumë të ulët shumë nën zero (-25 °), janë ende nën sytë tanë.

Edhe Evropa duhet të përballet me një situatë e ngjashme. Raundi i parë me eliminim direkt i Kupës së Turqisë në fakt u luajt në kufi te acarit…

Gjatë ndeshjes mes Karagümrük dhe Konyaspor, kamerat fillimisht kanë xhiruar arbitrin e ndeshjes, i cili kishte një problem muskulor nga të qenit shumë ftohtë dhe më pas Emiliano Viviano, portierin italian, ish-Fiorentina u përjetësua teksa dridhej shumë nga i ftohti dhe shiu i acartë që po binte në fushë në ato momente.

Një betejë autentike që përfundoi vetëm pas 120 minutash lojë dhe vuajtje për të gjithë lojtarët në fushë dhe u mbyll me një rezultat tenisi 5-4 që mban edhe firmën e Borinit, autor i një dygoleshi…

Viviano ishte në portë dhe padyshim, pavarësisht nga ushtrimet e vazhdueshme të ngrohjes, ai ishte shumë më pak i lëvizshëm se shokët e tij. Vuajtjet në fytyrën e portierit toskan ishin të prekshme. Edhe komentuesit dukeshin të shtangur nga reagimi i portierit italian!

Në fakt, pavarësisht dorezave, Vivianos i dridheshin shumë duart. Dukej një gjest vullnetar i portierit dhe përkundrazi, fanela tepër e ftohtë dhe me gjasë e njomur nuk e ndihmoi aspak portierin, i cili bilbilin e trefishtë të fundit të ndeshjes e përjetoi si çlirim.

Jo vetëm për fitoren me dhëmbë e gozhdë që i garantoi skuadrës së tij hyrjen në çerekfinale, por përkundrazi për mundësinë për të shijuar ngrohtësinë e dhomës së zhveshjes duke mbajtur një gotë çaj të nxehtë. Në fakt, pas ndeshjes, trajneri i Karagumruk tha:

“Lojtari që ka më pak kontakt me topin është portieri. Viviano bëri një dush të nxehtë pa e hequr fanellën. Ai ishte ende i ftohtë, erdhi në vete pas dushit”.