Filiali i Postës Shqiptare në Gjirokastër është grabitur me armë zjarri. Mësohet se autor është shtetasi Armando. K, i cili tashmë është arrestuar nga policia e qytetit jugor 10 minuta pas ngjarjes. Autori ka hyrë me armën e zjarrit në ambientet e sportelit ku shpërndaheshin pensionet.
Mësohet se autori është emigrant në Greqi. Nuk dihet ende sasia e lekëve që janë grabitur.