Pjesa më e madhe kalojnë kohë me pajisjet teknologjike

Të rinjtë po merren cdo ditën e më pak me aktivitete të ndryshme sportive. Stili i jetës së adoleshentëve shqiptarë sot ka ndryshuar shumë, ndërkohë që flasim për një moshë delikate në të cilën hidhen hapat e para të së ardhmes. Por sot në Shqipëri vihet re se brezi i ri është më pasiv sa i takon aktivitetit fizik.

Pjesa më e madhe kalon më shumë kohë ulur përpara telefonave apo në kafene sesa të jenë të përfshirë në aktivitete sportive. Janë vetë të rinjtë ata të cilët pohojnë se kohën e lirë e kalojnë në një menyrë pasive edhe pse janë të ndërgjegjshëm se të qenurit pasiv nuk ndikon për mirë në  shëndetin e tyre.

Sportet i ndihmojnë adoleshentët të jetojnë një jetë më active, duke reduktuar kështu rrezikun e obezitetit, diabetit dhe komplikimeve të tjera të rënda shëndetësore dhe aktiviteti i mirë fizik ndikon tek adoleshentët fizikisht dhe psikologjikisht. Adoleshentët që praktikojnë sport mësojnë si të përballojnë stresin dhe presionin.