Një makinë ka shpërthyer nga flakët në autostradën Tiranë – Elbasan në afërsi të Lundrës.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Sipas njoftimit të policisë makina është përfshirë nga flakët si pasojë e një defekti teknik në automjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Me datë 11.02.2022, rreth orës 19:45, në Lundër, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin M. L.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.