Nga:Erion Murataj

Sot po shkruaj si profesionist jo si njeri në politik.
Pasi tollovia e deklaratave pro dhe kundër e votës për organin e Vettingut ra, u vunë re dy risi.
Në rrafshin juridik askush nuk foli!
Pra, sakatimi i radhës ndaj kushtetutës nuk pati oponencë nga ata që janë vertebra e sistemit të drejtësisë.
Në rrafshin profesional askush nuk di të thotë çfarë benefiti tekniko ligjor sjell kjo shtyrje, afati për përshpejtimin e reformës së famshme që pasi kositi prokurori e gjykata në çdo nivel prodhoi handikapin më të madh në arkivat e institucioneve të drejtësisë.
Dhjetra magjistratë pinë kafe tek “BLLOKU” me shpresën se prostituimi i radhës i kushtetueses do ti jap mundësinë të kontribuojnë në një sistem drejtesie në kolaps.
Qindra prokurorë e gjyqtar janë në ethet e arbitrave ndërkombëtar të seleksionuar nga shtëpia publike e politikës.
Për të mos folur për mijra qytetarë të përdhunuar nga prostituimi i drejtësisë me një grup ndërkombëtar që kur i çohet të lë në detyrë e kur i mbarojne viagrat politike të lë në klasë.
Nga njëra anë them mirë t’iu bëhet sepse e duartrokitën.
Presidenti flet për sovranitet e kushtetutë ndërkohë që mburret se si i mblodhi të gjithë në zyrë me titullin e kreut të kuvendit në zyrë dhe i detyroi me kërcënimin.
Ulni poturet se kanë urdhëruar ndërkombëtarët.
Pasi 140 frymore që e quanin veten burra i bënë “bura” gatuan çorbën me të pangrënëshme, drejtësinë e një vendi ku plagët ishin bërë gangrene me kohë.
Sot me këtë s’bën gjë tjetër veçse morën dozën e fundit për ta lënë shtatzënë drejtësinë.
Pasi pushkatuan parimin e ndarjes së pushteteve u hynë në shtëpi çekiç mbajtësve e po i numërojnë e tangat e grave.
Kjo është drejtësia?
Dersa keni myshteri në shtëpinë tuaj publike vazhdoni…
Por mos i thoni më drejtesi, është thjeshtë goca juaj e punës të cilës i’a keni çuar çmimin 200 lekë.