Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor kur një kamion humbi kontrollin në shtetin Katsina, Nigeri.
Aksidenti tragjik u konfirmua nga Zëdhënësi i Komandës së FRSC në Katsina, Abubakakar Usman.
Trajleri i cili kishte 18 pasagjerë dhe një numër të paspecifikuar bagëtish humbi kontrolli dhe doli nga rruga mbrëmjen e së enjtes, 10 shkurt në fshatin Gora.
Si pasojë, 10 persona humbën jetën dhe tetë të tjerët pësuan lëndime të shkallëve të ndryshme. Edhe shumë nga bagëtitë kanë ngordhur në vend.
Usman tha se nga hetimit rezultoi që shoferi ishte duke fjetur në momentin e aksidentin. Aksidentet vdekjeprurëse rrugore raportohen shpesh në Nigeri, të shkaktuara nga mbingarkesa, kushtet e këqija të rrugës dhe pakujdesia.