Vetëm pak minuta nga mbyllja e lokaleve një sherr mes një grupi të rinjsh ka ndodhur në Elbasan.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se të rinjtë nën efektin e alkoolit, e kanë filluar sherrin fillimisht me ofendime e më pas kanë kaluar në konfrontim fizik.

Nuk dihet cili ka qenë shkaku i zënkës ndonëse e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e policisë.  Me mbërritjen e bluve grupi i të rinjve është larguar me vrap.

Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen ne ngjarjes.

/abcnews.al