Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon takimin me demokratët në ‘Katund të Ri’ në Durrës, ku prezantohet kandidati për kryebashkiak i “Shtëpisë së Lirisë” Ardian Muka.
Berisha akuzoi qeverinë se ka dëbuar shqiptarët duke i arrestuar për çështje civile dhe duke i keqtrajtuar. Ai përmendi krizën ekonomike si një dështim i Ramës me mënyrën si ka qeverisur vendin, duke ndjekur sipas tij platformën e Vasa Cubrilloviç.
Berisha: Vangjuk Dako kishte vetëm një synim, të shiste sa më shumë beton dhe të pasuronte veten e tij. Unë sot vij për të paraëqitur kandidatin duke ju garantuar se tek Ardi Muka do gjeni njërin prej jush, qytetar dhe demokrat me vlerat dhe vyrtytet tuaja, mbi të gjitha një shërbëtor tuajin. Vota që do të jepni me datë 6 mars, përbën detyrim madhor.
Unë kam bindjen se e keni shumë të qartë se është shumë më tepër se sa për Durrësin, për të mbjellë shpresën. Sot unë isha në Shkozet te një fasoneri, pronari më tregoi se nga 300 punëtorë tani kishte vetëm 100. I kishin ikur!
Në këtë politikë që ndjek Rama, e cila në fakt është pikë për pikë, zbatim i platformës së shfarosjes, përzënies, ti dëbojnë. Por si? Ti arrestojmë, t’i keqtrajtojmë!
Nuk bëhen arrestime për çështje civile, merrni dhe fermerët, çdo vit në përkeqësim. Ballkani i Hapur është vendosja e hegjemonisë serbe në rajon, atë e firmos Rama në mënyrë që të vërshojë mallrat serbe dhe të kalben në fushë ose të mbeten djerrë tokat në Shqipëri. Për vitet e qeverisjes së PD-së, ne kemi mbrojtur prodhimin vendas.
Këta, duan të hapin kufinjtë!
Kjo votë duhet të jetë ndryshimi për Durrësin dhe mbarëshqiptarët.