Nga:Arian Samarxhiu


Sot, Shqipëria ka një opozitë apatike, atë opozita që njeh dhe i duhet kryeministrit të vendit.Ajo që është në Parlament është hija e vetvetes.E përçarë, e stërlodhur e vjeteruar sa ska ku të vejë.Opozite me një ndikim shumë të dobët në jetën politiko – sociale të vendit. Një opozitë që nuk ndahet dot nga mbeturinat e tranzicionit 30 vjecar, ajo ka humbur plotësisht orientimin në jetën politike të vendit, ngjan me një garnizon bashibozukesh të shpartalluar nga humbjet e njëpasnjëshme në betejën politike të saj.Dhe këtë e paguajnë njerëzit e thjeshtë, e paguan Shqiperia.
Me një pushtet arrogant dhe mospërfillës ndaj qytetarëve të vet, më mos dëgjues ndaj halleve e shqetësimeve të këtij populli të rraskapitur nga rritja galopante dhe e papërmbajtur e çmimeve, e varfërisë ekstreme dhe e korrupsionit në përgjithësi, është bërë një gangrenë e pashërueshme e këtij pushteti në Shqiperi, kjo opozitë duhet të ishte në ballë dhe në kulmin e protestave të popullit e jo të merresh me sikletet personale të liderëve të saj.
Zgjedhjet e 25 prillit dhe mandati i tretë i shumicës qeverisëse ishte më shumë një truk a një vjedhje për shqiptarët, se sa një produkt i konkurrencës së alternativave dhe programeve të grupimeve politike.
Thënia e liderit socialist :” Nuk jemi më të mirët, por s’ka më të mirë se ne ” tingëllon sa trilluese e trukuese po aq dhe mashtruese. Koha vertetoj se pas kësaj thënie, nuk u pa jo vetëm program ekonomik i qeverisë, por as projekt i qartë politik se si Shqiperia do te ecë në rrugën e saj drejt BE.
Dhe ku jemi?
Jemi në një “vendnumëro “ që po na kushton shumë, me një tranzicion të stërzgjatur, e cila vjen nga një grup “ politikanësh ”që kanë uzurpuar karriget dhe ëndërrojnë të vdesin në to.
Me të drejtë lind pyetja:
Çfarë duhet të bëjmë ?
Alternativat janë të shumta, por
mendoj :
RINGRITJA e një opozite me të rinj të pa kompleksuar më parë dhe larg fosileve 30 -vjecare.
Sot njerëzit duhet të bashkohen “nga hallet dhe problemet e shumta “ që kanë mbi kurriz.
Cilët janë shkaktarët e kësaj gjendje ku ndodhemi?
Këto probleme nuk kane lindur sot.E kanë një origjinë dhe po ashtu dhe një shkak nga i cili është shkaktuar.
Të protestosh kundër rritjes së çmimeve, abuzimit të korrupsionit në administratën publike, mungesave në shërbimin shëndetësor, mungesës së vendeve të punës, shit-blerjes së drejtësisë, e të tjera problematika që na shqetësojnë dita ditës.
Është nevojë urgjente të ndizet dhe të ngrihet zëri i protestës kundër korrupsionit dhe krimit si sëmundja më e rrezikshme e shoqërisë tonë.
Dhe këtë do ta bëjnë vetëm të rinjtë, larg fosileve, larg forcave politike që gjenerojnë era kalbesire, të rinj që ndjekin bindjen e tyre dhe jo frymën revanshiste të partisë.