Kryeministri Edi Rama ka dhënë të gjitha arsyet se pse qytetarët sipas tij nuk duhet të votojnë PD-në dhe LSI-në në zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij askush tjetër përveç tij nuk mund ta vazhdojë procesin e Rindërtimit të vendit, ndërkohë që zbuloi dhe arsyen se pse ftoi inxhinieren Luljeta Bozo që të jetë kandidatë e PS-së në zgjedhjet e ardhshme.
Pjesë nga fjala e Ramës:
A mendoni ju se Lulzim Basha ka fuqi që të zgjohet në tre të mëngjesit, dhe të jetë aty derisa familjae fundit të hyjë në banesën e saj. A e mendoni se çfarë do të ndodhë nëse filli i Rindërtimit do të shkëputet në 25 Prill? Çfarë garancie kanë dhënë këta njerëz që të finalizojnq këtë program të Rindërtimit, ku siç e kemi thënë ne po dalim më të fortë.
Në mbyllje, më lejoni që tiu them të gjithëve, atyre që janë të pavendosur, që thonë se është më mirë të mos votojnë, pyetja ime është shumë e thjeshtë: Nëse ke nevojë për një mjek, dhe mjeku qëllon se është socialist, e ndërkohë aty pranë është një veteriner, që është demokrat dhe i përket partisë suaj, kë do të merrnit për të afërmit veterinerin apo mjekun.
Nëse në shtëpinë tuaj ka një problem me ujin, dhe elektriçisti qëllon që të jetë i një partie tjetër nga e juaja, që i përkasin partisë së Edi Ramës, por ama kanë zanatin dhe mjetin për të rregulluar difektin, dhe keni aty pranë një marangoz, do shkoni të merrni marangozin që tiu rregullojë problemin me elektrikun? Çfarë rëndësie ka në fund të fundit, se çfarë jam unë, çfarë përfaqësoj unë, që unë dhe partia që përfaqësoj nuk është ajo që ti do.
Nëse ne i kemi dhënë të gjitha provat, që nuk ka parti tjetër që bën punën tonë, ky tifozllëk nuk mundet të na ndërpresë punën që kemi nisur, por që do ta vazhdojmë më tej papushim. Shumë faleminderit për të gjithë ata që duruan deri këtu. Më lejoni që të ftoj dikë që ju do ta njihni, edhe pse e keni dashur dhe adhuruar në një moment të veçantë, kur shpërndaheshin lajme të rreme për tërmetin që do të binte në orën filan apo filan.
Dua që Luljeta Bozo të jetë këtu me mua, dhe të vazhdoj të jap idenë e palëkundur timen, që ne kemi bërë shumë, por jo aq sa për të thënë o sa mirë. Kjo vlen dhe për vetë PS-në, për rrugën tonë të ripërtëritjes.
(E.K/Faxweb.al)