Ditën e djeshme balerini Ilir Shaqiri u shpall fituesi i edicionit të parë të “Big Brother Vip”. Megjithatë jo të gjithë kanë qenë dakort me këtë fitore.
Këngëtarja Flaka Krelani, e cila në vitin 2014 ka qenë pjesë e “Dancing With The Stars”, së bashku me Lori Hoxhën, e cila u shpall fituese ka thumbuar me një postim.
Kjo pasi në jurinë ku Lori u shpall fituese ka qenë Ilir Shaqiri. Sipas këngëtares fitorja e Ilirit ishte si një kthim borxhi nga ana e Lorit, që ishte producendte e “Big Brother Vip”.
“Si thuhet shqip: Kthema Borxhin”, ka shkruar motra e këngëtares, Qeqa dhe Flaka e ka shpërndarë duke e shoqëruar me shkrimin: “Sa shumë e duan shqiptarët këtë këngë, do ta këndoj sonte”.