SPAK ka kërkuar ballafaqimin e ish ministrit të mjedisit Lefter Koka dhe anëtarët e Komisionit të Trajtimit të Ofertave që lejuan ndërtimin e incineratorëve në Elbasan.
Mësohet se ballafaqimi do bëhet këtë të premte në gjykatën posaçme. Lefter Koka I arrestuar për aferën në lidhje me dhëninen me konçesion të inceneratorit të Elbasanit, do të ballafaqohet me dëshminë e 5 anëtarëve të komisionit të Trajtimit që miratuan dhënien e lejës.
Seanca është parashikur të mbahet të premten në në sallën e gjykatës e posaçme kudnër krimit dhe korrupsionit. Aktualisht Koka qëndron i izoluar në Spitalin e Burgut, nën kujdesin e mjekëve pasi ai pati probleme shëndetësore pas arrestimit të tij me urdhër të SPAK për aferën kurrptive të inceneratorëve.
Ballafaqimi mes tyre do bëhet për të qendrimet dhe deklarimet që të dyja palët kanë dhënë përpara grupit hetimor. Sipas informacioneve mësohet se ballafaqimi do bëhet lidhur me deklaratat që kanë dhënë anëtarët e komisionit të trajtimit të ofertave gjatë marrjes në pyetje nga prokuroria e posaçme spak. Ndërkohë, Fax neës mëson se ish ministri, përveç ballafaqimit me anëtarët do mmerret në pyetje për të dhënë deklaimet e tij edhe për koncesionin e Inceneratorin e Fierit dhe Tiranës. Prietet që në ditët në vijim ai të merret thirret nga prokurori Dritan Prençi për ti marrë deklarimet.
Kujtojmë që të premten e kaluar në dyert e SPAK kreu i bashkisë Fier Armando Subashi. Ndërkohë mësohet se përveç Subashit, në pyetje janë marrë edhe punonjës të drejtorisë rajonale të mjedistit lidhur me procedurën e dhënies së këtij koncesioni. Hetuesit e SPAK përveç delarimeve të marra nga zyrtarët kanë sekuestruar edhe shumë dokumete.
Këto veprime synojnë të zbulojnë nëse ka pasur shkelje në lidhje me lejën mjedisore dhë atë ndërtimore pas zhvendosjen së koordinatave të ndërtimit të inceneratorit.