Neymar po bën plane për të ardhmen kur t’i mbarojë kontrata me PSG-në, që duket se nuk do ta rinovojë. Santos, Barcelona, Paris Saint-Germain dhe një e ardhme në MLS, para se të rikthehet në Brazil.

Ky është plani i jetës sportive i Neymar Jr, siç ka rrëfyer në mikrofonat e podcast-it të “Phenomena”, me të cilin bashkëpunon edhe Ronaldo Nazario. Në moshën 30-vjeçare Neymar po mendon për hapat e tij të ardhshëm. Në radhë të parë, ai vlerësoi një rikthim në Brazil:

“Unë me të vërtetë dua të luaj përsëri për Santos. Ajo që më mungon vërtet është të luaj në qytetin tim, në atë stadium të mrekullueshëm”. Sigurisht që hyrja e tij në futboll në kontinentin amerikan është planifikuar të bëhet përmes SHBA dhe MLS:

“Edhe unë dua shumë të luaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të paktën një sezon. Është një kampionat i shkurtër, ke tre-katër muaj pushime…” Me një potencial të padyshimtë komercial, Neymar do të ishte një yll i jashtëzakonshëm për futbollin amerikan.

(BalkanWeb)